Joice Maria da Gloria Rodrigue, 25-vjeçarja braziliane që ishte shpallur e zhdukur prej ditësh, është gjetur e varrosur brenda një muri.

Ajo u shpall e zhdukur në Brazil, ndërsa trupi u gjet pasi një ndërtues ndjeu erën e trupit të saj të dekompozuar. Policia gjeti trupin e zhveshur të Joice me një bluzë në qafë, pasi hapi një vrimë në murin nga dyshohej se vinte aroma e rëndë.

Policia arrestoi dy të dyshuar, një murator, 56 vjeç dhe një kontraktues 35-vjeçar, që punonin në vendin e ndërtimit. Muratori ka pranuar se e ka vrarë ai gruan dhe e ka fshehur kufomën për të fshirë çdo gjurmë.

Sipas dëshmisë së tij, ai kishte kryer marrëdhënie me të renë dhe policia dyshon se pas një debati ndodhi ngjarja horror.