Një avion rus me parashutistë është përplasur mëngjesin e sotëm në tokë, e për pasojë 16 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Avioni kishte 23 persona në bord, 21 parashutistë të një klubi lokal dhe dy anëtar të ekuipazhit, njofton Ministria e Emergjencave shkruan Reuters. Ngjarja ka ndodhur në Tatarstan në Rusi.

Mediat e huaja shkruajnë se një nga shtatë të plagosurit i cili ndodhet në spital është në gjendje kritike për jetën.

Kujtojmë se në javët e fundit në Rusi janë raportuar disa aksidente ajrore. Një aeroplan i vjetër Antonov An-26 u rrëzua muajin e kaluar, ku humbën jetën gjashtë persona.