Kryeministri Edi Rama ka uruar trajnerin e kombëtares Edoardo Reja me rastin e 76-vjetorit të lindjes.
Kreu i qeverisë shqiptare ka postuar në rrjete sociale një video të publikuar më herët nga Federata Shqiptare e Futbollit nga festa e lojtarëve për ditëlindjen e teknikut të kuqezinjve.
“Respekt. Gëzuar Ditëlindjen Mister Reja, tanti auguri a te” – shkruan Rama në “Facebook”.
Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria nën drejtimin e teknikut italian, shënoi një tjetër fitore historike kundër Hungarisë duke e mbajtur gjallë ëndrrën drejt Botërorit.





