Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një postimi në rrjetet socoale, shkruan se të gjithë ata që kanë qenë armiq të Partisë Demokratike, janë bërë sot mbështetës të kryetarit Basha.
Nishani pohon se kthimi i PD-së në një opozitë të vërtetë tremb në fakt armiqtë e saj politikë.
“Shumë interesante por e qartë si kristali ! Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës. Të L. Bashës jo si individ por të L. Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike. Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot. Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik. Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu”, shkruan Nishani.





