Sipas Meteoalb, vendi këtë të hënë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 10°C në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 20°C.

Era do të fryjë në drejtim Lindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.