I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se mezi pret të punojë me qeverinë e re për vazhdimin e dialogut.

Ai vlerëson zgjedhjet në Kosovë për pjekuri të institucioneve, aktorëve dhe partive politike.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjekuri të institucioneve të saj, të gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut”, shkruan Lajçak në Twitter.