Isa Mustafa ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë, pas humbjes së thellë që ka pësuar në zgjedhjet që u zhvilluan në një ditë më parë në Kosovë.

Mediet kosovare raportojnë se sipas burimeve nga LDK, Mustafa në fillim të mbledhjes së partisë ka treguar lajmin para anëtarëve.

Kujtojmë që LDK mori goditjen më të fortë në zgjedhjet e 14 shkurtit duke regjistruar rezultatin më të dobët në historinë e saj.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.