Një e moshuar ka humbur jetën në Dibër pasi ajo mbeti e bllokuar në rrugë, duke shënuar viktimën e parë nga acari në vendin tonë.

E moshuara po transportohej për në spital me një automjet që u bllokua në fshatin Limjan të Peshkopisë për rreth 2 orë.

Përpjekja e banorëve të cilët u përpoqën të hapnin rrugën me lopata dhe duke shtyrë foristradën rezultoi fatale për të sëmurën.

Ajo nuk mundi që të duronte temperaturat e ulëta disa gradë nën zero që kanë përfshirë zonën prej disa ditësh dhe humbi jetën pa mundur të arrinte në spitalin e Peshkopisë.