Koronavirusi i ka marrë jetën kryetarit të Këshillit Bashkiak në Kavajë, Ramazan Cara. Prej 3 javësh, Cara ishte i shtruar në Tiranë, ku fatkeqësisht ka humbur jetën. 

Lajmin për ndarjen nga jeta të Carës e ka bërë të ditur kryebashkiaku Redjan Krali me anë të një postimi në rrjetet sociale.

 “Tepër e hidhur është ikja jote sot, për secilin nga ne që pati fatin të të njihte. Të të njihte zemrën e butë, urtësinë e mendimit, besnikërinë e një miku të rrallë.Nuk ka ngushëllim kjo humbje për familjen tënde; Zoti i dhëntë durim dhe forcë”- shkruan kryebashkiaku.