Rritja e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit ka bërë që të futen në skenë dhe spitalet rajonale.
Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se duke marrë shkas nga kapacitetet e 4 spitaleve Covid në kryeqytet, sot do të hapen të tjerë, njëri në Durrës dhe tjetri në Shkodër.
“Dje kemi arritur më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet COVID. Do aktivizojmë nga sot, spitalet rajonale. Nisim me Durrësin e Shkodrën. Dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Më pas vijojmë në skenarët e tjerë”, tha ministrja.





