Polica e Durrësit ka ndaluar një 21-vjeçar të shpallur në kërkim.
Mësohet se i riu, banues në Tiranë ka këmbyer 900 dollarë të falsifikuara në një pikë për transferta parash në lagjen nr. 1, Durrës, më 12 shkurt.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. S., 21 vjeç, banues në Selitë, Tiranë, pasi në datën 12.01.2021, në një pikë për transferta parash në lagjen nr. 1, Durrës, ka këmbyer 900 dollarë të dyshuara si të falsifikuara”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





