Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar lidhur me gjendjen e akseve kombëtare pas reshjeve të dendura të shiut dhe të dëborës përgjatë ditëve të fundit.
ARRSH njofton se në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa liston më tej akset ku situata paraqitet problematike.
POSTIMI I PLOTË
INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE
Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit
RAJONI VERIOR
Qarkullohet me zinxhirë:
Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.
RAJONIO QENDROR
Qarkullohet me zinxhirë:
Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.
RAJONI JUGOR
Vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.
Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor…
Posted by Autoriteti Rrugor Shqiptar – Faqja Zyrtare on Sunday, February 14, 2021





