Identifikohet viktima që u gjet i pajetë buzë liqenit të Pogradecit pasditen e kësaj të diele.

Bëhet fjalë për shtetasin Sotiraq Ilo, i cili mësohet se është vëllai i aktores Marjeta Ljarja.

“Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi më herët policia.