Përfundon orari zyrtar i votimit në Kosovë, i cili ka nisur prej orës 07:00 të mëngjesit deri në orën 19:00, për përzgjedhjen e një qeverie të re.

Procesi i votimit është mbyllur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë dhe pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të dalë me rezultatet e zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri rreth orës 18:00 kanë votuar 32.24% e qytetarëve me të drejtë vote, duke përfshirë edhe personat e prekur me Covid.

Komisioni për Zgjedhjet, kësaj radhe, për herë të parë ka mbajtur e vetme zgjedhjet qendrore, për shkak të mungesës së ndihmës nga misioni i OSBE-së për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.