GJKKO ka caktuar masën “arrest shtëpie” për ish-kandidatin e LSI për deputet, Etjon Joka.
Ky i fundit u shfaq në një video-përgjim duke shpërndarë para në këmbim të votave dhe akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Kujtojmë që SPAK kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kandidatin për deputet.
32-vjeçari u shpall në kërkim disa muaj më parë nga Policia e Tiranës dhe dosja në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Ai u arrestua dje nga Policia e Tiranës.