Lëkundje tërmeti u ndjenë mbrëmjen e të dielës në vendin tonë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti ishte me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.
Lëkundjet e kishin epiqendrën pranë qytetit të Lezhës, me thellësi prej 19.9 kilometrash. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Peleshi thekson se nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale, mirëpo strukturat shtetërore janë në gatishmëri në ndjekje të situatës.
“Lëkundjet e tërmetit të mbrëmjes së sotme, sipas IGJEUM kanë pasur magnitudë 4.5 Richter, janë regjistruar 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit, në 19 km në thellësi. Nga raportimet paraprake në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk janë regjistruar dëme materiale. Strukturat shtetërore janë në gatishmëri në ndjekje të situatës!”, shkruan ai në Facebook.