Në të gjithë universitetet e vendit mijëra studentë do t’u drejtohen auditorëve pas dy vitesh mësim online.
Por jo të gjithë studentët do të ndjekin mësimin normalisht, pasi një urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë i detyron ata që të vaksinohen e më pas të mund të jenë të pranishëm në auditor.
Sipas të dhënave të publikuara së fundi nga universitetet vetëm 50% e studentëve të regjistruar kanë marrë vaksinën
Kjo do të thotë se auditorët do të jenë vetëm me gjysmën e studentëve, nëse pjesa tjetër nuk do të lejohet për shkak të vaksinës.
Nga ana tjetër shumë studentë janë shprehur se kjo që po bëhet është një diskriminim dhe urdhri i ministres së Shëndetësisë është anti-kushtetues.
Nisja e universitetit ishte planifikuar që të bëhej javën e kaluar, por u shty për të pasur sa më shumë studentë të vaksinuar.