Tensione në fakultetet e Universitetit të Tiranës, për shkak të kontrolleve që po iu bëhen studentëve në hyrje të çdo fakultetit për vaksinën ose testin anti-Covid.

Studentët janë përplasur me policinë në hyrje të Fakultetit të Filologjisë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në auditorë pa vaksinën anti-Covid ose test PCR.

Të rinjtë janë revoltuar nga ky vendim dhe janë përplasur me policët, duke iu kërkuar që t’i lejojnë të hyjnë brenda, duke thënë: “Çfarë vaksinimi, hape rrugën për studentët”.