Pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit, Gledis Nano do të të bëjë daljen e parë të tij publike ditën e sotme në orën 13:00, në një konferencë për mediat.

Nano pritet që në këtë konferencë të njoftojë ndryshimet e para strukturore në polici.

Përfliten një sërë emrash që pritet të transferohen ose largohen nga drejtimi i disa komisariateve apo Drejtorive Vendore në qarqe dhe në rrethe përfshirë edhe Tiranën.