Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me deklaratën e Unionit të Transportit Publik për përgjysmimin e urbanëve në qarkullim.
Në një deklaratë për mediat, bashkia njofton se po merren masat përkatëse, konform kontratës të operatorëve të linjave të ndryshme.
“Bashkia po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse, konform kontratës me operatorët e transportit”, është ky reagimi i shkurtër nga autoriteti vendor.
Më herët Unioni i Transportit Publik bëri me dije se nga sot do të jenë në qarkullim vetëm gjysmat e urbanëve, pasi kostot janë shtrenjtuar për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
Po ashtu shoqata akuzon autoritetin vendor dhe qendror, pasi sipas tyre nuk është marrë asnjë masë.