Spitali Rajonal Durrës ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook për ndarjen nga jeta të mjekut Fatos Zaçe, i cili po kurohej për Covid-19 në një spital në Madrid.
Ndërsa vlerësohet lart figura e Zaçes, në postim shkruhet se me largimin e tij nga jeta qyteti i Durrësit humbi një mjek të përgatitur, të zotin të papërtuar në çfarëdo kohe në shërbim të qytetarëve.
POSTIMI I PLOTË
Me dhimbje te madhe mesojme per humbjen e jetes nga Covid-19 ne Spanje prane femijeve te tij te mjekut, kolegut, mikut tone dr. Fatos Zaçe !
Doktor Fatosi ishte nje mjek i perkushtuar ne pune, i pergatitur, i zoti ne profesionin e tij te veshtire, ate te mjekut ligjor, i papertuar gjate gjithe jetes se vet .
Gjate rreth 20 vite pune ne Spitalin e Durresit ai u shqua nga zotesia dhe korrektesia ne pune, nga perkushtimi, ndershmeria, i papertuar ne çfaredo kohe qe ja kerkonte detyra.
Me humbjen e Doktor Fatosit qyteti Durresit humbi nje mjek te pergatitur, te zotin te papertuar ne çfaredo kohe ne sherbim te qytetareve.
Spitali i Durresit humbi mjekun, ne si personel i tij humbem kolegun, shokun, mikun e dashur e gjithmone te qeshur, familja njeriun me te shtrenjte te tyre !
I shprehim ngushellimet tona me te ndjera familjes, doktoreshe Dhurates, femijeve !
U prehte ne paqe shpirti i Doktor Fatos Zaçe
Me dhimbje te madhe mesojme per humbjen e jetes nga Covid-19 ne Spanje prane femijeve te tij te mjekut, kolegut, mikut…
Posted by Spitali Rajonal Durres on Sunday, February 14, 2021