117,000 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë mbrëmjen e sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ministrja shprehet se sasia e vaksinave të ardhura sot në vendin tonë janë pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit.