Shoqata e Transportit Urban në Tiranë, në një dekaratë për mediat ka paralajmëruar rrezikun e falimentimit total nëse nuk merren masa për të ndihmuar operatorët që deklarojnë se janë në një krizë ekonomike dhe mungesë stafi.

Nëse nuk ka një zgjidhje, ata kanë paralajmëruar se gradualisht do të ketë akoma më shumë reduktim të urbanëve që punojnë në kryeqytet.

Në deklaratë përfaqësuesi i shoqatës së Transportit u shpreh se ky vendim është marrë për shkak të rritjes së naftës, që sipas tij ka ndikuar në ekonomin e tyre, teksa tha se po falimentojnë.