Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Haizaj ka depozituar në GJKKO një tjetër kërkesë që klienti i tij të mos shkojë në burg.
5 ditë më parë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi që Adriatik Llalla të arrestohet dhe të dërgohet në burg. Ai është larguar jashtë vendit pak ditë para se të jepej vendimi dhe SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas avokatit, Adriatik Llalla vuan nga një sëmundje e rëndë, e pashërueshme, dhe burgosja e tij do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.