Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka firmosur ditën e sotme të tjera ndryshime në radhët e policisë.
Kështu, kryepolici Nano ka firmosur emërimin në detyrë të disa drejtuesve të tjerë, të cilët deri dje mbanin detyra drejtuese në strukturat vendore, konkretisht:
1. Drejtues Krenar Muço emërohet në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Migracionit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
2. Drejtues Ferdinand Mara emërohet në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
3. Kryekomisar Artur Selimaj emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
4. Drejtues Albert Nushi emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
5. Kryekomisar Ilir Dedja emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
6. Kryekomisar Lorenc Meta emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.