Komisioni Europian paraqet sot para Parlamentit Europian Raportin vjetor për Shqipërinë, mbi përparimin e saj në procesin e anëtarësimit në BE.

Në një konferencë për mediat komisioneri për zgjerim Oliver Varhely tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për anëtarësimin në BE.

Ai theksoi se Shqipëria ka rezultate te prekshme në reforma si dhe në luftën kundër krimit.

“Shtyrja e hapjes së negociatave me Shqipërinëdhe Maqedoninë e Veriut ka krijuar impakt negativ. Duhet zgjidhur problemi bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Të dyja vendet kanë përmbushur kushtet. Është e rëndësishme që këtë ta kuptojnë edhe vendet e BE. Që të nisim dhe konferencën e parë ndërqeveritare. Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të kalojmë te Mali i Zi, ku janë hapur kapitujt të negociatave. Nuk mund do të mbyllen kapitujt, kjo është pjesë e metodologjisë së re. Mali i Zi duhet të shtojë përpjekjet, siç është liria e shtypit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Serbia duhet të forcojë pavarësinë e gjyqësorit, kjo duhet të bëhet brenda këtij viti. Falënderoj Tanja Fajon për misionin e përmbushur për dialogun Serbi-Kosovë. Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reforma, në luftën kundër korrupsionit.

Zgjedhjet janë organizuar në përgjithësi mirë. Janë arritur rezultate në luftën kundër krimit të organizuar. Liderët politikë duhet të japin mbështetjen e tyre për dialogun në reformën në gjyqësor dhe në zbatimin e ligjit. Kosova ka qeverinë e saj të re që u përcaktua në zgjedhjet e shkurtit. Është me rëndësi që të shënojë progres në luftën kundër korrupsionit. Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për lehtësimin e vizave. BE ka mundësuar dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket Turqisë BE është i gatshëm të angazhohet me të për të rritur bashkëpunimin në disa fusha. Turqia duhet të përmbushë detyrat e saj. Kjo është në interes të përbashkët të të dyja palëve. Uroj të angazhohemi në fusha të tjera me të. Ajo duhet të bëjë më shumë në fushën e të drejtave të njeriut dhe korrupsionit. Turqia vijon një rol të rëndësishëm për sa i përket emigracionet pasi marrë një numër të madh refugjatësh. Kjo ka ndodhur edhe falë një marrëveshjeje mes nesh. Ne do të japim ndihmën tonë për situatën në kufi. Ashtu sikurse e keni parë nga paketa ka progres kudo. Roli juaj ka qenë i rëndësishëm. Kemi parë zgjedhje me standarde. Falënderoj të gjithë për punën që keni bërë për të dhënë rezultate.”, tha ai.