Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë një koment në lidhje me vaksinimin e fëmijëve në vendin tonë, ndërkohë i bën apel qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.

Në një intervistë në “News24”, Rakacolli tha se shumë shpejt do të merret një vendimin për vaksinimin e fëmijëve. Për vaksinën e gripit ajo tha se mund të merret në çdo moment, madje edhe në të njëjtën ditë me vaksinën anti-Covid

Ndërkohë për ndryshimin e orës policore ajo tha se “kjo varet në varësi të shifrave, se si do t’i kemi ato. Deri në diskutimet që kemi bërë, të javës së kaluar, shifrat nuk na sugjerojnë një gjë të tillë, por jemi në varësi të shifrave”.