Mëngjesin e sotëm, Durrësi është zgjuar nën  petkun e bardhë.

Reshjet e dëborës nuk ndaluan për asnjë moment gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe në orët e para të së dielës.

Të paktë ishin qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që qarkullonin në rrugët e qytetit dhe shëtitoren bregdetare.

Operatori i DurrësLajm sjell në videon e mëposhtme panoramën e Durrësit të zbardhur nga dëbora.