Ambasada Ruse në Tiranë ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ndodhi në një hotel në Qerret, ku 4 turistë rusë u gjetën të pajetë.
Sipas ambasadës, trupat e pajetë të 4 turistëve, u nisën sot për në Rusi.
Ambasada theksoi se legjislacioni rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.
REAGIMI I AMBASADËS
Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.
Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.
Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë.