Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për mjekun Edvin Prifti, pasi akuzohet pë korrupsion pasiv, ndërsa ditën e sotme është akuzuar edhe për pastrim parash.
Gjithashtu SPAK sekuestroi në shtëpinë dhe zyrën e tij shumën e 250 mijë eurove dhe 160 milionë lekëve,ndërsa ditën e sotme gjatë seancës gjyqësore Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë një tjetër audio-përgjim, ku mjeku u kërkonte infermiereve t’i drejtonin pacientët në spital privat.
Mjekut i janë vënë prangat në ambientet e Gjykatës dhe do të dërgohet në ambientet e paraburgimit.
Vetë mjeku në një deklaratë për mediat deklaroi se paratë e gjetura në shtëpinë e tij ishin të bashkëshortes dhe motrës së saj, të cilat kishin shitur një pronë të trashëguar nga prindërit, dhe me ato para’ do të blinin njjë pronë tjetër.





