Trafiku i rënduar në aksin rrugor “Dëshmorët” është kthyer në rutinë për drejtuesit e automjeteve në Durrës.
Punimet që po realizohen aty, por edhe rotonda e sapondërtuar bëhen shkak për bllokimin e qarkullimit të automjeteve për minuta të tëra.
Paraditen e sotme, për shkak edhe të reshjeve të shiut situate ishte edhe më e rënduar.
Bllokimi i lëvizjes detyroi një polic të zbriste nga makina, në tentativë për të disiplinuar qarkullimin e automjeteve.
Për shumë drejtues, punimet që po realizohen në rrugë dhe ngushtimi i disa prej akseve kryesore të qytetit është kthyer në makth të përditshëm. Problem më vetë mbetet edhe gjetja e një vendi parkimi për makinën brenda në qytet.





