Dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Durrës, Fatmir Muça dhe Agim Cani janë personat e gjobitur me nga 5 milionë lekë të rinj secili pasi kanë organizuar tubim gjatë pandemisë.
Policia njoftoi pak më herët se përfaqësuesi PD në Manzë, Agim Cani dhe përfaqësuesi i PD në Shkallnur, Arapaj, Fatmir Muça kanë organizuar dhe zhvilluar aktivitete politike në kundërshtim me Aktin Normativ.
Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në Sukth, shtetasi F. Ç., i cili ka lejuar zhvillimin e një aktiviteti politik në subjektin e tij, duke shkelur Aktin Normativ.





