Një ditë më parë qarkulloi lajmi se mjeku Pëllumb Pipero ka udhëtuar drejt Italisë për t’u mjekuar pasi ditë më parë u infektua me Covid-19.

Lidhur me këtë ka reaguar kolegu i tij, Petrit Vargu i cili teksa i uron shërim të shpejtë Piperos ironizon ata që thonin se koronavirusi kalon vetëm me paracetamol. 

Në postimin e tij, Vargu ka akuzuar qeverinë se po dezinformon shqiptarët lidhur me pandeminë covid-19 dhe trajtimin që duhet përdorur.

“Profesor Pipero paska shkuar ne Itali per kurim?

Si ka mundesi?

Kjo semundje kalon vetem me disa vitamina, paracetamol dhe suplemente, kuisnin disa mjeke te orientuar sic duhej, qe mjekimi i kesaj semundjeje te mos rendonte rimbursimin e sigurimeve shendetesore.

Mos disinformoni popullin!

Kjo eshte eshte nje semundje e panjohur dhe e pabese.

Jo te gjithe i kane mundesite te kurohen jashte, kur gjendja rendohet.

Mesataret e fakultetit mund te fshihen, por protokollet e mjekimit jo.

Piperos i uroj sherim te shpejte!”, shkruan ai.