Një banesë në Tiranë është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Zjarri ka rënë në rrugën “Muharrem Kodra”  në banesën e shtetasit I.P. ku fatmirësisht  ka pasur vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.02.2021, rreth orës 11:05, në rrugën “Muharrem Gura”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P, ku ka vetëm dëme materiale, pasi nga sherbimet e Policisë u bë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.