Gjykata e Milanos ka vendosur masën “arrest me burg” për shqiptarin Alfred Kipe, i cili pak ditë më parë vrau prostitutën shqiptare Luljeta Heshtën 47 vjeç.

Ndaj tij rëndonin akzuat  “vrasje e qëllimshme”.  Mediat italiane bëjnë me dije se Kipe para gjykatës nuk e ka pranuar që ta ketë vrarë ai 47-vjeçaren, por janë pamjet filmike dhe personat që kanë parë ngjarjen që dëshmojnë të kundërtën.

Kipe bashkejetonte me viktimën prej 20 vitesh. Kujtojmë që  Heshta u vra barbarisht me thikë në Milano nga 42-vjeçari Kipa i cili e ka qëlluar 5 herë me thikë duke i shkatuar dhe vdekjen.