Autoritetet doganore italiane të portit të Barit, së bashku me Guardia di Finanza-n, kanë sekuestruar mbi 225 mijë paund britanik, për një vlerë prej afërsisht 250 mijë euro, të cilat dyshohet se po trafikoheshin në mënyrë të paligjshme drejt Shqipërisë.
Paundëtu gjetën në një furgon me targa angleze, i cili vinte nga Britania përmes portit të Barit dhe më pas do të hynte në Shqipëri, raportojnë mediat italiane.
Paratë u gjetën të ndara në dhjetëra pako të mbështjella me qese plastike mbrojtëse. Ato ishin fshehur në pjesën e sipërme të serbatorit të makinës dhe për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e një mekaniku të specializuar.
Drejtuesi i automjetit, i shpallur fajtor për shmangien e detyrimit të deklaratës së parave në doganë, u sanksionua me sekuestrimin e 50% të shumës, për një total prej rreth 120 mijë eurosh, siç parashikon ligji aktual italian.





