Një 32-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Perlat të Durrësit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.”, njofton policia në lidhje me këtë rast.
Gjithashtu, burimet zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar një 52-vjeçar i cili teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur është aksidentuar me një makinë tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip “Benz”, duke i shkaktuar dëme materiale.”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





