Qeveria e Kosovës është duke mbajtur një mbledhje online ku ka marrë vendime për lehtësim të masave anti-covid në vend.

Në mbledhje është vendosur që të hiqet ora policore. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku, raportojnë mediat kosovare.

Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomikë punojnë deri në orën 22:00. Studentët i kthehen ligjëratave në fakultet, hiqet opsioni online”- ka thënë Baxhaku.