Bie në prangat e policisë një shtetas nga Berati ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 2 muaj burg për prodhimin e municioneve luftarake.

I arrestuar është 33-vjeçari me iniciale D.H., banues në fshatin Remanicë të Beratit.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Ndalohen shtetasi i shpallur në kërkim D. H., 33 vjeç, banues në fshatin Remanicë Berat

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.