Arrestohet një 40-vjeçare me origjinë shqiptare në Monza të Italisë, e cila shiste kokainë për klientët  më besnikë, të realizuara të gjitha me rezervime telefonike.

Kokainë e gatshme së bashku me kafe dhe sanduiçë.

Kjo ishte mënyra që baristja 40-vjeçare me origjinë shqiptare, kishte përdorur gjatë pandemisë.  

Sipas hetimeve paraprake 40 vjeçarja kishte një rreth klientësh besnikë të cilëve u shiste kokainë së bashku me porositë, të gjithë me rezervim telefonik, duke përfituar nga mënyra e porositjes online për shkak të pandemisë . Kur karabinierët mbërritën në klubin e saj, ata gjetën dhjetë doza pluhur të bardhë të fshehur pas banakut. Në një dhomë të shërbimeve ajo kishte fshehur rreth dy kilogramë si dhe 5 mijë euro para të gatshme. 

Në fund të operacionit baristja shqiptare u transferua në Burgun e Monzas në pritje të masës së dënimit i cili do të ndodhte në ditët në vijim.