Prokuroria Speciale Anti-Korrupsionit, SPAK ka firmosur disa urdhra-arreste për funksionarë të Gjykatës së Krujës, mes të cilëve edhe gjyqtarë.
Oficerë të policisë gjyqësore kanë bastisur ambientet e Gjykatës së Krujës mëngjesin e kësaj të enjteje, duke zbatuar urdhër-arrestet e SPAK.
Në mesin e të arrestuarve është edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila liroi nga burgu Indrit Doklen, Genc Tafilit si edhe Hekuran Billën, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.
Të shoqëruar e arrestuar janë edhe dhjetra persona të tjerë, të cilët akuzohen për korrupsion, si të dyshuar të përfshirë në lirimin e personave të dënuar.





