Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar problematika në rrugë por pa penguar qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në disa akse ka patur rënie inertesh për të cilat po punohet nga kontraktori për pastrimin.
Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare
Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të cilat kanë sjellë edhe problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve Qarkullimi vazhdon normalisht.
Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.
Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600.
Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.
Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.
Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore
Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të…
Posted by Autoriteti Rrugor Shqiptar – Faqja Zyrtare on Thursday, February 11, 2021





