Prej ditës së sotme, 11 shkurt 2021 hyjnë në fuqi masat e reja antiCovid të vendosura dje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Kështu, vendi do të ketë një orë të re karantine, nga ora 20:00-06:00 dhe në të njëjtin orar do të jetë edhe kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fast food dhe lokalevenë të gjithë vendin, deri më datën 25 shkurt.
Shkollat e mesme do të zhvillojnë mësimin online në zonat me risk të lartë, në bashkitë: Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, deri në datën 26 shkurt.
– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune për një periudhe 14 ditore, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 shkurt – 25 shkurt.
– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, lokaleve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 shkurt – 25 shkurt.
– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të aplikojnë skenarin e tretë, pra mesimin online për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.
– Sezoni i provimeve për universitetin rekomandohet të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të bere nga MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.





