Një bankomat në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë është tentuar të vidhet gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 01:00, tre të mitur të moshës 13-14 vjeç me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat.
Autorët janë fiksuar nga kamerat në këtë zonë teksa tentonin të kryenin ngjarjen.
Policia ka bërë të mundur shoqërimin e tyre dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





