Mediat britanike shkruajnë se Princi Charles, 72 vjeç dhe Dukesha e Cornwall, Camilla, 73 vjeç kanë marrë vaksinat e tyre të para antiCovid.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Clarence House për BBC. Nuk dihet ende se cilën prej vaksinave antiCcovid kanë marrë princi dhe dukesha.

Një muaj më parë edhe mbretëresha Elisabeth dhe Princ Philip u vaksinuan kundër Covid-19. Deri tani në Britaninë e Madhe të paktën 12.6 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë vaksine.