Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të mbetet me reshje shiu me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë.

Por sipas MeteoAlb, në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të kemi dobësim të reshjeve dhe përmirësim gradual të kushteve të motit gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.