Era e fortë që shoqëroi situatën sinoptike gjatë gjithë ditës së sotme shkaktoi det të trazuar përgjatë gjirit të Durrësit.

Në zonën e Sfinksit, dallgët e bënin thuajse të pamundur shëtitjen e përditshme të qytetarëve, të cilët, për hir të së vërtetës, ishin shumë të paktë në numër pasditen e sotme.

Një ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi së gjatë të martës dhe deri mesnatën e së mërkurës, do të ketë përkeqësim të motit.

Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, Drejtoria Detare njoftoi se bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug -jugperendim me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës mbi 3 m.

Drejtoria Detare iu kërkon subjekteve detare të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje të gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.