Infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Punonjëset e “Shefqet Ndroqit” u arrestuan në vazhdën e skandalit “Tire” për shkak se duke abuzuar me detyrën përfitonin para nga pacientët me COVID-19, ndërkohë që u merrnin lekët familjarëve dhe nuk u kryenin shërbimin të infektuarve.
BalkanWeb raporton se në seancë një prej infermiereve, Sidorela Çela është përlotur duke thënë: “Kam dy fëmijë të mitur.”





