Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve se ka dyshime të forta që në vend kanë hyrë të dyja mutacionet e Covid 19, si ai i Mbretërisë së Bashkuar ashtu edhe ai i Afrikës së Jugut.

50 monstra po dërgohen në Institutin e Shëndetit Publik të Anglisë që janë edhe laboratore reference. Ne kemi dyshuar për këto mostra për mutacion. Të dyja llojet e mutacioneve qoftë i Mbretërisë së Bashkuar, qoftë ai i Afrikës së Jugut. Këto mostra po testohen. Ne po ashtu presim metodologjinë e re që të na vijë nga Turqia, po zbatohet edhe në Norvegji do të na lehtësojë punën për t’i dalluar më mirë këto mutacione”- tha ajo.