Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Enkelejd Joti është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Gjendja e Jotit është e qetë dhe ai po mjekohet me terapitë përkatëse në shtëpi. Shifrat e të infektuarve në vendin tonë gjatë ditëve të fundit janë të larta.
Me Covid janë konfirmuar 1236 persona duke e çuar në 87,528 numrin e të infektuarve mes të cilëve kanë humbur jetën 1,488 persona.
Përpara se të emërohej në krye të QSUT-së Enkelejd Joti ka mbajtur për rreth 10 vite postin e ish-drejtorit të Përgjithshëm në kanalin Top Channel.





